Në Paris, një milionë turistë më pak

Sulmet terroriste, përmbytjet dhe protestat e shumta e të dhunshme kundër ligjit të punës janë disa prej arsyeve kryesore që kanë dëmtuar turizmin në një prej qyteteve më të vizituara të botës, që është Parisi.

Ekspertët kanë krahasuar statistikat e gjashtë mujorit të parë të këtij viti me ato të vitit 2015, duke nënvizuar se humbjet përllogariten në masën 6.2%.

Për të folur me shifra më konkrete, kryeqyteteti i Francës ka humbur afro 750 milionë euro nga rënia e vizitorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë ekspertë i kanë konsideruar këto humbje si një katastrofë industrial pasi Franca varet shumë nga turizmi. Ky sektor gjeneron më shumë se 7% të GDP-së vjetore të vendit. Vetëm Parisi vizitohet cdo vit nga të paktën 16 milionë vizitorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet franceze janë munduar që t’i parandalojnë sulmet terroriste duke shtuar masat e sigurisë, por pavarësisht kësaj, ekstremistët kanë arritur që të godasin në pjesë të ndryshme të vendit.

Për këtë arsye turistët druhen se jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Presidenti i vendit, Fransua Hollande si dhe Kryemnistri, Manuel Vals janë shprehur se do t’i shtojnë edhe më tej shpenzimet për sektorin e sigurisë, me qëllim që të garantohet rendi dhe siguria e qytetarëve. Përgjatë muajve të fundit, mbi ta ka patur kritika të ashpra nga mbarë opinioni ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?