Në pikun e protestave, Lukashenko viziton kundërshtarët në burg
Në Bjellorusi vala e protestave nuk është shuar por kjo gjë nuk e ndaluar presidentin që të vizitojë aktivistët e opozitës që ndodhen aktualisht në qeli pasi kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve. Lukashenko qëndroi rreth katër orë duke biseduar me kundërshtarët e tij politikë në një burg në Minsk, i cili i përket Komitetit të Sigurimit të Shtetit që mban ende emrin nga periudha sovjetike, KGB-ja.
Zyra e Lukashenkos tha se “qëllimi i presidentit është që dëgjojë opinionet e tyre”. Rreth 11 prej aktivistëve që u takuan me Lukashenkon janë anëtarë të forcës opozitare Këshilli i Koordinimit dhe Viktor Babariko, ish kreu i një banke të madhe ruse.
Dhuna policore mbi protestuesit paqësorë në ditët e para pas zgjedhjeve, ku mijëra qytetare u arrestuan e qindra të tjerë u dhunuan nga forcat e rendit, sollën reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve. Figura kryesore opozitare e Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya, tha se vizita e presidentit vjen si pasojë e protestave të vazhdueshme dhe bëri thirrje që kjo të mos ndalojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.