Në qytetin ku vetëvrasjet janë të përditshme(FOTO)

Në botë ka qytete të çuditshme por si qyteti Atauapiskat në Ontario të Kanadasë, nuk ka të dytë. Në këtë qytet, ka një problem të mprehtë social. Shumë të rinj në këtë qytet kanë tentuar të vrasin veten.

Përllogaritet se mbi 100 të rinj, kanë tentuar vetëvrasjen në këtë qytet kanadez. Arsyeja është se në Atauapiskat jeton popullata vendase e indigjenëve. Kjo popullatë gjithnjë është diskriminuar nga autoritetet. Ata përballen me varfëri dhe me diskriminim të përditshëm në shtetin e Kanadasë, shkruan “Al Xhazira”.

Në këtë qytet, nuk ka vetëm vetëvrasje të të rinjve. Këtu ka edhe vrasje të indigjenëve, në mënyrat më çnjerëzore.

Gjatë vitit të shkuar, një vajzë vetëm 13 vjeçe ishte qëlluar me gur në kokë dhe ishte hedhur në koshin e mbeturinave. Edhe pse banorët këtu cilësohen si vendasit më të hershëm në Kanada, ato përballen me përçmim të vazhdueshëm.

Kjo bën që popullata kalojë në depresion dhe disa prej tyre të ndërmarrin akte ekstreme.

EDS: CORRECTS SPELLING OF ATTAWAPISKAT. Lisa Linklater plays with her son Keilyn and Drisdyn in a temporary shelter in Attawapiskat, Ont., Tuesday November 29, 2011.  Linklater has lived in the one room tent for approximately two years. THE CANADIAN PRESS/Adrian Wyld

SHKARKO APP