Në Sheshin e Shën Pjetrit u përuruan Shpella e Betlehemit dhe Bredhi i Krishtlindjes

Që mbrëmë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan nisi të ndjehet plotësisht atmosfera e festave të mëdha të dimrit. U ndoq me emocion të madh ndriçimi i Shpellës së Betlehemit, dhuruar nga Abacia territoriale e Montevergine, njofton Radio Vatikanit. E, më pas, çast tjetër kulmor, u ndriçua edhe Bredhi i Krishtlindjes, dhuruar nga kryedioqeza polake e Elk. Bredhi dhe Shpella do të vijojnë të ndriçojnë Sheshin me dritën e tyre misterioze deri të dielë, 7 janar, ditë kur përkujtohet  Pagëzimi i Zotit dhe përfundon – në liturgji – Koha e Krishtlindjes.

Mund të vizitohet duke shtegtuar këto ditë feste në Sheshin e Shën Pjetrit, por edhe virtualisht, përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit. Posaçërisht sot kur, në orën 12.00 mund të ndiqet edhe lutja e Engjëllit të Tënzot, e, mbasdite në  15.50, lutja që Papa do t’i drejtojë Zojës së Papërlyer në Sheshin e Spanjës, duke nisur nga ora  15. 50.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?