Në Stamboll do të ndërtohet kisha e parë në historinë moderne të Turqisë
STAMBOLL (AA) – Në takimin e kryeministri turk Ahmet Davutoglu me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Turqi i cili të premten u mbajt në Stamboll, u vendos që në Yesilkoy, një nga lagjet e Stambollit, të ndërtohet një kishë, raporton Anadolu Agency (AA).
Respektivisht, fjala është për kishën e parë që do të ndërtohet në historinë moderne të Turqisë. Në takim u theksua se qeveria do të ndajë tokën për ndërtimin e kishës. Gjatë takimit me kryeministrin turk Davutoglu, përfaqësuesit e komuniteteve fetare theksuan se Turqia gjatë dekadës së fundit ka ndryshuar në mënyrë të dukshme qëndrimin e saj ndaj religjioneve pakicë. Ata kujtuan se pjesëtarëve të komuniteteve fetare pakicë në Turqi u janë mundësuar shumë të drejta dhe liri.
Të pranishmit shprehën kënaqësinë që qeveria turke u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë larguar nga Turqia më herët, të kthehen. Kryeministri turk ka bërë të qartë se pjesëtarët e të gjitha komuniteteve fetare në Turqi janë të barabartë, duke theksuar se të gjithë i përkasin Turqisë. Në takim morën pjesë patriarku ortodoks grek Phanar Bartholomew I, rabini kryesorë në Turqi Isak Haleva, kreu i zyrës turke për çështje fetare Mehmet Gormez dhe famullitari i kishës ortodokse armene Aram Atesyan.
KOHA JONË SONDAZH

