Në Tunizi u vranë turistët nga Italia, Kolumbia, Japonia, Franca, Polonia, Australia dhe Spanja

Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid njoftoi se në sulmin e djeshëm të armatosur në muzeun Bardo në Tunizi janë vrarë 21 persona, dhe se në mesin e tyre ishin 17 turistë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në mesin e turistëve të vrarë janë katër persona nga Italia, një nga Franca, dy nga Kolumbia, pesë nga Japonia, një nga Polonia, një nga Australia dhe një nga Spanja", tha kryeministri Essid. 

Kryeministri tunizian tha se prejardhja e dy turistëve të vrarë nuk është e njohur, dhe se në sulm kanë humbur jetën edhe dy tunizian, shofer i autobusit dhe roja.

Essid shtoi se në mesin e të plagosurve ishin 13 persona nga Italia, shtatë nga Franca, katër nga Japonia, gjashtë nga Tunizia, 11 nga Polonia, një nga Rusia dhe dy nga Republika Jugo-afrikane. Gjithashtu mësohet se disa prej të plagosurve janë akoma në gjendje kritike. 

Grupi i sulmuesve të armatosur dje ka kryer sulm në muzeun Bardo në Tunizi, dhe i cili ndodhet në afërsi të godinës së parlamentit tunizian. Në përleshjet mes policisë dhe rrëmbyesve janë vrarë 17 turistë, dy tunizian dhe dy sulmues, ndërsa janë plagosur 22 turistë. 

SHKARKO APP