Në xhunglën e Amazonës, fisi që jeton mes traditës dhe modernes

Ata gjuajnë me harqe dhe shigjeta, peshkojnë piranja dhe mbledhin bimë të egra, ndërsa disa shikojnë telenovela ose lundrojnë në internet në telefonat brenda kasolleve të tyre.

Jeta e përditshme e fiseve që jetojnë në fshatrat e largët në xhunglën e Amazonës në Brazil është e ndërthurur mes traditës dhe modernes. Fisi Tembe jeton në verilindje të Brazilit, në një zonë e cila është shkatërruar nga shpyllëzimi dhe zjarret.

Kjo është edhe arsyeja që këta persona kanë rënë në kontakt me teknologjinë e ditëve të sotme. Një organizatë joqeveritare i ofroi banorëve të këtij fisi drone dhe “smartphone” për të dokumentuar prerjen e pyjeve.

Në anën tjetër, ata i ruajnë traditat, duke i mësuar trashëgimtarëve të tyre të mbjellin pemë për të ruajtur pyjet tropikale.

SHKARKO APP