Në zemër të Kroacisë, digjet flamuri Serb
Në qendër të qytetit të Kninit në Kroaci, mediat lokale raportojnë me video se disa grupe radikale kroatësh, kanë djegur flamurin e Serbisë. Djegia e flamurit serb në Knin ndodh në kohën që Kroacia po festonte pavarësinë dhe përvjetorin e operacionit “Stuhia”. Mediat pohojnë se pas publikimit të pamjeve, dy shtetas janë vënë në pranga nga policia. Operacioni i titulluar “Stuhia”, i ndërmarrë nga ushtarakët kroatë, dëboi serbët nga Kroacia dhe solli pavarësimin e shtetit kroat. Pala serbe, operacionin në fjalë, e konsideron spastrim etnik të komunitetit serb në krahinën e Kninit.

KOHA JONË SONDAZH

