Negociata për qeverinë e re në Itali, PD pranon marrëveshjen me “5 Yjet”

Një raund i ri negociatash politike për formimin e qeverisë së re italiane është zhvilluar ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se Kryetari i dhomës së deputetëve Roberto Fico, i cili është emëruar nga Presidenti si kryenegociator për arritjen e një marrëveshje qeverisëse, është takuar me përfaqësuesit e “Lëvizjes 5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.

Mësohet se Partia Demokratike, përmes kryetarit të përkohshëm të saj Maurizio Martina, ka deklaruar se kjo e është e gatshme për këtë formë të re qeverisëse, me kusht që “Lëvizja 5 Yjet” të mbyllë dialogun me Partinë Lidhja, dhe të konfirmojë pamundësinë e një aleance qeverisëse me qëndrën e djathtë italiane.

“Forca jonë politike bëri vlerësimet e saj pas votës së 4 marsit që për Partinë Demokratike ishte një skenar humbje. Por pas këtij fakti të ri, pra propozimit të Presidentit për një qeveri koalicioni mes 5 Yjeve e Partisë Demokratike, e pas përpjekjeve pa sukses të arritjes së koalicioneve të tjera qeverisëse, Partia Demokratike është e disonueshme të qeverisë me 5 Yjet me kusht që kjo forcë politike të ketë mbyllur dialogun me Partinë Lidhja e të konfirmoj pamundësinë e një skenari qeverisës me qëndrën e djathtë.Partia Demokratike angazhohet të bashkëpunojë me 5 Yjet pa fshehur pikëpamjet e ndryshme politike që na ndajnë”, u shpreh para gazetarëve kreu i Partisë Demokratike, Maurizio Martina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, vijojnë negociatat për marrëveshjen e re, dhe kryenegociatori Roberto Fico po zhvillon bisedimet me përfaqësuesit e “Lëvizjes 5 Yjet”, të cilët nëse pranojnë këto kërkesa, i hapin rrugë formimit të qeverisë së re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?