Negociatat në Islamabad, Irani: Amerika dështoi të fitojë besimin tonë

Irani thotë se Amerika nuk arriti të fitojnë besimin e Teheranit gjatë raundit të fundit të negociatave të zhvilluara në Islamabad.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se pavarësisht propozimeve të paraqitura nga delegacioni iranian, pala amerikane nuk tregoi gatishmëri për të ndërtuar besim reciprok.

”Ne kemi vullnet dhe qëllim të mirë, por për shkak të përvojave nga dy luftërat e mëparshme nuk mund t’i besojmë palës tjetër”,-u shpreh Qalibaf, duke nënvizuar se mungesa e besimit është pengesa kryesore për progres në bisedime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, akuzoi Washingtonin se ka tentuar të “diktojë” kushtet e marrëveshjes, gjë që sipas tij çoi në dështimin e bisedimeve. SHBA nuk erdhi për të negociuar, por për të imponuar”,-tha Zarif.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teherani falënderoi Pakistanin për rolin ndërmjetësues, duke e cilësuar si një hap që ka hapur një dritare të re për diplomaci.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?