Negociatat Ukrainë-Rusi, armëpushimi dhe tërheqja e trupave

Rusia nuk po ndalon sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, edhe pse bota kërkon paqe. Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak deklaroi se raundi i radhës i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të mbahet javën e ardhshme.

Në tryezën e negociatave ka propozime të rëndësishme, mes të cilave dhe një formulë për armëpushim dhe tërheqjen e trupave.

“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella do të planifikohet një takim. Mund të jetë nesër, pasnesër. Ka propozime të ndryshme në tryezën e bisedimeve tani, ka shumë prej tyre duke përfshirë një zgjidhje politike dhe më e rëndësishmja, një zgjidhje ushtarake. Kjo do të thotë një armëpushim, një formulë për një armëpushim dhe tërheqja e trupave”.

SHKARKO APP