Nën vëzhgim celulat terroriste
Pas sulmit të përgjakshëm në Francë ne revistën satirike, e gjithë europa është në alarm.
Autoritetet në Gjermani janë duke vëzhguar 100 celula terroriste, ndërsa 350 persona janë nën hetime për arsye të lidhjeve të tyre me ekstremistët e ISIS-it.
Gazetat vendase shkruajnë se 100 celula terroriste janë të formuara nga grupe prej 10-80 anëtarë, të cilët përhapin online propagandën dhe mbledhin para për aksione terroriste.
Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Mass deklaroi se nën hetime janë 350 persona për arsye të lidhjeve të mundshme me islamikët sunitë të Shtetit Islamik, që vepron në Siri dhe Irak.
BBC më herët ka njoftuar se 600 shtetas gjermanë, si dhe mbi 1,300 shtetas francezë momentalisht janë duke luftuar në Siri dhe Irak.
KOHA JONË SONDAZH

