Nëna e 22-vjeçarit të mbytur me motoçikletë, publikon videon e momentit të fundit të jetës së tij (+16)
Nëna e djaloshit që humbi jetën në një aksident trafiku me motoçikletë, ka publikuar një video, në të cilën shfaqen momentet e fundit të jetës së birit të saj. Lewis Clark 22-vjeç, mbeti i vdekur në vend kur një motoçiklist tjetër i preu rrugën pa ndonjë paralajmërim.
Por nëna e të ndjerit u ka dhënë leje autoriteteve të sigurisë, të publikojnë pamjet që kishte filmuar kamera e instaluar në kamerën e Clarkut, duke shpresuar se kjo video do t’ju shërbejë si leksion motoçiklistëve tjerë.
Në video shfaqen momentet e fundit të jetës së Lewis, i cili kishte dalë për të shëtitur me motoçikletë afër malit.
Që të dy familjet ajo e Lewis dhe motoçiklistit tjetër që i preu rrugën, por që më vonë edhe ai kishte vdekur, kane rene dakord që të publikohen pamjet dhe të shërbejnë si paralajmërim për motoçiklistët tjerë.
“Nëse arrij që me këtë video të shpëtoj të paktën një jetë, do të jem shumë e lumtur dhe e di se diçka e mirë po ndodh, pas shumë gjëra tjera të këqija që kanë ndodhur në shtëpinë tonë”, ka deklaruar nëna e Lewis, Beverley.

KOHA JONË SONDAZH

