Nëna i lutet shtetit: Ju lutem mbyllini, nuk i dua vajzat
Një nënë po i lutet qeverisë australiane që t’i marrë vajzat e t’i mbyllë diku sepse nuk i do më. Tammy, thotë se jeta e saj është shndërruar në një makth të vërtetë dhe jeton e frikësuar prej dy vajzave, të cilat i konsideron “të liga”.
Për të treguar se nuk po gënjen, nëna i filmoi vajza e saj në disa video, të cilat i publikoi në një program televiziv në Australi. “Ju lutem mbyllini diku, durimit tim i ka ardhur fundit. Nuk kam më dashuri për to. Janë të këqija dhe nuk e dua personin që janë”, tha ajo gjatë programit.
Tammy e cila jeton në New South Wales, përpiqet që t’i nxjerrë vajzat e saj nga shtrati që të shkojnë në shkollë por ato nuk pranojnë. ”Përse nuk godet ndonjë pemë me makinë? Kështu më kanë thënë. Kjo më lëndon shumë. Të liga, janë të liga. Nuk i dua”, thotë më tej gruaja. Nga ana e tyre vajzat mohojnë se konsumojnë kanabis dhe thonë se nuk e trajtojnë nënën keq.
KOHA JONË SONDAZH

