Nëna përjeton tmerr gjatë lindjes, mjekut i bie foshnja nga dora
Një grua në Kaliforni rrëfen eksperiencën e tmerrshme gjatë lindjes së fëmijës së saj, ku doktorit i bie nga dora foshnja e sapolindur duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Kristal Amezquita 23 përmes një shkrimi të saj në blogun personal ka shpjeguar historinë e saj të tmerrshme duke përshkruar të gjithë shtatëzaninë.
Në muajin e pestë të shtatëzanisë ajo tregon se vuajti shumë dhimbje therëse. Ajo u vizitua në spital por mjekët i thanë se ishin dhimbje normale.
Por Kristal vazhdoi në këtë gjendje për disa ditë deri sa vendosi të shtrohej në spital dhe t’i nënshtrohej analizave. Mjekët vendosën që ajo kishte nevojë për lindje të parakoshme.
Gjatë lindjes mjeku që kujdeset për foshnjën e rrëzon në tokë duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Sipas Kristal ai mundohej ta qetësonte duke i thënë se ajo mund të bëhet përsëri nënë.
Ngjarja e tmershme tronditi dhe familjen e vajzës. Pasi doli nga spitali Kristal mori një letër nga mjekët të cilët i kërkonin ndjesë pasi nuk arritën të dallonin se ajo kishte një placentë të infektuar dhe se duhej të kryhej lindja urgjente.