Nëna që vrau hajdutin para shkollës, votohet nga populli si politikane

Një hajdut 21-vjeçar në Brazil mbeti i vrarë teksa tentoi të grabiste kuletat dhe celularët e nënave ishin që ishin duke çuar fëmijët në shkollë.

Ai shkoi te dera e një shkolle dhe i tmerroi prindërit duke u nxjerrë armën në fytyrë e duke u kërkuar gjërat me vlerë.

21-vjeçari nuk e kishte menduar kurrë që një prej prindërve ishte oficere ushtarake.  Një 42-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila ishte jashtë shërbimit por me armën në çantë nuk ngurroi ta nxjerrë pistoletën dhe ta qëllojë hajdutin me tre plumba, në këmbë e në gjoks, teksa fëmijët vraponin të tmerruar.Më pas e bllokoi që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por hajduti vdiq në spital brenda asaj dite.

Videoja u bë virale dhe oficerja ushtarake mori nderime nga guvernatori i zonës.Disa muaj më vonë, gruaja guximtare vendosi të bëhet politikane e të kandidojë në zgjedhje.

Gjatë fushtaës së saj ajo përdori videon me moton:

Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin!

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, gruaja mori votën e popullit dhe jo vetëm që sot është politikane, por ishte e shtata kandidate më e suksesshme në shtetin e saj, Sao Paolo.

 

SHKARKO APP