Nëna rrezikon burgun sepse shpëtoi fëmijët nga zjarri dhe jo foton e Kim Jong Un

Një nënë në Korenë e Veriut rrezikon burgun, sepse shpëtoi dy fëmijët e saj nga shtëpia që po i digjej dhe për këtë arsye, nuk pati kohë të nxirrte prej andej portretet e drejtuesve të vendit komunist.

Gruaja është vendosur nën hetim nga Ministria e Sigurisë së Shtetit dhe po verifikohen të gjithë veprimet e saj pas flakëve që përfshinë banesën, të cilën e ndante dhe me një familje tjetër në kontenë Onsong.

Prindërit e të dyja familjeve ishin në shtëpi kur shpërtheu zjarri dhe nxituan të shpëtonin të afërmit e tyre. Ndërkohë, një grup portretesh të liderëve të vendit u shkatërruan, e kjo po shihet si sakrilegj. Në Korenë e Veriut, është e detyrueshme që fotot e udhëheqësve të varen në mure. Ato përfshijnë imazhet e liderit aktual Kim Jong Un, por edhe atyre të kaluar si Kim Il Sung.

Për t’u siguruar që askush të mos “dalë nga rreshti”, nëpër godina dërgohen rregullisht edhe inspektorë.

Sipas ligjeve në fuqi, Kim Jong Un duhet të trajtohet me të njëjtin nderim si meshkujt e tjerë të shtëpisë, e kjo do të thotë se dështimi për t’u kujdesur për portretet, shihet si krim i rëndë. Nëse shpallet fajtore, nëna fatkeqe do të përballet me burgun dhe punën e detyruar.

Për shkak të hetimit, ajo nuk mund të jetë pranë fëmijëve të saj në spital dhe as të marrë mjekime për djegiet e tyre. Fqinjët thanë se donin shumë që ta ndihmonin, por zgjodhën të qëndronin larg nga frika se gruaja do të akuzohej për krim politik.

SHKARKO APP