Nënat e uritura nuk mund ti japin gji foshnjave të tyre
Javë pas shpërthimeve të luftimeve vdekjeprurëse, grupet e ndihmave thonë se lëvizja e tyre është duke u kufizuar nga dhuna e vazhdueshme dhe pikat e kontrollit të qeverisë, duke dëmtuar aftësinë e tyre për të siguruar ushqim dhe ilaçe për fëmijët e keq ushqyer.
Situata e rëndë në Sudanin e Jugut, ka lënë në pikëpyetje për jetën 220.000 njerëz që janë në nevojë, sipas zyrtarëve të OKB-së. Grupet humanitare kanë raportuar se në disa pjesë të vendit aksesi i tyre është i kufizuar nga pikat e kontrollit të qeverisë.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se deri në 4.8 milion njerëz në vend përballen me mungesa të ashpra të ushqimit. Ata kanë ndihmuar vetëm 2,8 milionë njerëz. “Nevojat humanitare – duke përfshirë kujdesin shëndetësor, qasje në ujë të pijshëm dhe strehim – janë më të larta në Sudanin e Jugut se çdo vit tjetër pasi filloi konflikti”,- tha Ashley McLaughlin, zëdhënëse në Sudanin e Jugut për Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit.
O’Brien tha se gjatë një udhëtimi në Sudanin e Jugut këtë javë, ai u takua me nënat që nuk kanë mundësi për të ushqyer me gji foshnjat e tyre, sepse ata vetë nuk kanë marrë ushqim të mjaftueshëm. “Është një niveli i madh i dëshpërimit”, tha ai.
Burimi: Daily Express/R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

