Nëndetësja bërthamore amerikane mbërrin në Gadishullin Korean
Nëndetësja amerikane bërthamore “USS Cheyenne” ka mbërritur në Korenë e Jugut, udhëtim i cili vjen në mes të tensioneve të larta të gadishullit mbi programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut.
Nëndetësja sulmuese me bazë bërthamore u nis nga Los Angeles për t’u ankoruar në qytetin jugor të Busanit të martën në Korenë e Jugut, pasi vizitoi Japoninë muajin e kaluar ku zhvilloi stërvitje të përbashkëta me forcat japoneze të vetëmbrojtjes detare.
Ende nuk dihet misioni zyrtar i nëndetëses në gadishull, por një zyrtar ushtarak në kushte anonimati i tha mediave koreano-jugore se “USS Cheyenne” nuk është planifikuar të marrë pjesë në ndonjë stërvitje në rajon. Sipas burimit, anija prej 6.900 ton u ankoruar rreth 450 kilometra në jug të Seulit për të lejuar ekuipazhin e saj për të pushuar dhe për t’u furnizuar.
Nëndetësja mban raketa “Tomahawk” që kanë një gamë maksimale prej 3,000 km. Raketat janë në gjendje të shkatërrojnë nëndetëse, anije luftarake, etj.
Janë të njëjtat raketa që ShBA-të përdorën në muajin prill kundër bazave ajrore siriane, pas një sulmi vdekjeprurës të armëve kimike në provincën Idlib nga qeveria siriane.
KOHA JONË SONDAZH

