FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nëndetësja e zhdukur, Argjentina ndërpret operacionin e shpëtimit

Argjentina i dha fund operacionit të shpëtimin të 44 pjesëtarëve të ekuipazhit në bordin e nëndetëses së zhdukur 2 javë më parë.

Në një deklaratë, zëdhënësi i marinës njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të mëdha lokalizimi i nëndetëses kishte qenë i pamundur.

Sipas tij operacioni do të kthehej tani në një mision kërkimi që do të përfshijë riorganizimin e anijeve dhe mjeteve të tjera të mobilizuara deri në gjetjen e nëndetëses. Kontakti i fundit me Ara San Juan, ishte të mërkurën në 15 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve u zbehën pas raportimeve për një shpërthim pranë zonës ku mendohet se gjendej nëndetësja. Zëdhënësi i marinës deklaroi se kërkimet për mjetin lundrues ishin zgjatur me më shume se dyfishin e kohës, kur sipas vlerësimeve do të kishte qenë e mundur mbijetesa e ekuipazhit nëse nëndetësja gjendej nën ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARA San Juan po kthehej nga një mision rutinë pranë pjesës me jugore të Amerikës se Jugut kur raportoi një defekt elektrik.

Sipas komandantit të marinës nëndetësja kishte dalë në sipërfaqe duke raportuar atë që u përshkrua si qark i shkurtër në bateritë e mjetit. Ekuipazhi u urdhërua të ndërpriste menjeherë misionin e të rikthehej menjëherë në bazën e Mar del Plata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?