Nënshkruhet akti normativ për dygjuhësi në uniformat e policisë, alarmohen mediat ruse

Një status në rrjetet sociale  i ushtruesit të ministrit të Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, ka alarmuar portalin e Kremlinit, Sputnik, i cili ka hapur faqen me titull të madh: “Gjuhë Shqipe në uniformat e policisë maqedonase”, sikur të bëhet fjalë për ndonjë sensacion të rangut botëror, e jo për ndonjë zhvillim tashmë të futur në shina në këtë vend shumëetnik.

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhu, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet emblema e re e policisë maqedonase, e shkruar edhe në shqip.

Deri më tani, vetëm gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik janë përdorur në uniformën e policisë maqedonase, si dhe “policinë” e shkruar në anglisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!”, shkruan Nuhiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?