Nëse bota nuk do të ishte izoluar, humbja ekonomike në nivel global do të ishte shumë më e madhe
Duket se mos mbyllja dhe mungesa e distancimit social do t’i kushtonte botës dhe njerëzimit dy herë më shumë humbje ekonomike.
Hulumtimi nga Universiteti i Kembrixhit së fundmi, cilësoi se pa bllokim ose distancim social ekonomia do të humbiste 30%. Me karantimin arrin 15%.
Analiza, midis autorëve amerikanë dhe italianë ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante ekonomike.
Një studim i Universitetit të Kembrixhit na ndihmon të vendosim se cilin drejtim do të ndërmarrim përpara kryqëzimit dramatik të këtyre javëve ku duket se po afron fundi i virusit, me kusht që vetëm një drejtim të jetë vërtet i mundur.
Hulumtimi, për të cilin bashkëpunoi edhe profesori italian i ekonomisë, Giancarlo Corsetti, thotë se çmimi ekonomik i vazhdimit të të jetuarit sikur asgjë të mos kishte ndodhur, pa rregulla dhe pa bllokime, mund të ishte dyfish në krahasim me atë që po durojnë të gjitha ekonomitë botërore përmes izolimit.
Analiza, e kryer së bashku me studiuesit e Bordit të Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara nënvizon se “pa kufizime në shëndetin publik, përhapja e rastësishme e sëmundjes do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme sektorët dhe industritë thelbësore për funksionimin e ekonomisë”.
Me cilat rezultate? “Disa punëtorë thelbësorë do të braktisnin punën e tyre për shkak të sëmundjes, vëren profesori Corsetti dhe kjo do të rrezikonte prodhimin shumë më tepër sesa në fushat e tjera të ekonomisë”. Në këtë skenar, do të kishte një tkurrje 30% në ekonomi.
Bllokimi i strukturuar, nga ana tjetër, përcakton sasinë e përqindjes së punëtorëve që “mund të vazhdojnë të kryejnë detyra profesionale në shtëpi”.
15% e atyre në sektorët thelbësorë, 40% e të gjithë të tjerëve që punojnë aktualisht, për të mos përmendur 30% të të gjithë personave në moshë jo pune, nga fëmijët deri tek pensionistët. Në këtë rast, sipas studimit, ekonomia humbet 15%. Gjysma krahasuar me skenarin e parë.
Studimi u krye duke përdorur të dhëna ekonomike dhe demografike të Shteteve të Bashkuara. Por autorët thonë se në parim implikimet e saj kanë të bëjnë me ekonomitë më të zhvilluara, dhe për këtë arsye edhe Italinë.
Paralajmërimi i fundit?! Duke pasur parasysh paqartësitë në lidhje me virusin dhe ecurinë e tij, autorët theksojnë se këto janë skenarë të mundshëm, jo parashikime tipikisht të sakta. Dhe për këtë arsye ato duhet të përdoren si një model për analiza të mëtejshme.