“Nëse islami i kontribuon ekstremizmit, ai duhet të riinterpretohet”

“Institucionet fetare islame duhet të reformohen, të ndryshojnë dhe t’i përshtaten realitetit të ri, në mënyrë që ato të kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe harmonisë në shoqëri”.

Kështu shprehet imami Yahya Hendi.

Gjatë një interviste për “Kohën Ditore”, imami i Universitetit Georgetown, universitetit të parë amerikan që ka punësuar një klerik islam me orar të plotë, konsideron se nëse në Kosovë kultivohet lloji i islamit që i kontribuon ekstremizmit, ai duhet të riinterpretohet.

Sa i përket ekstremizmit, Hendi ka thënë se para së gjithash ai duhet definuar në mënyrën e drejtë dhe duhet gjetur forma e drejtë për ta luftuar.

Ai ka shprehur mendimin se ekstremizmi do të vazhdojë të rritet dhe të jetë më i fuqishëm, përderisa nuk trajtohet në mënyrën e duhur.

Sa i përket rrezikut që mund të paraqesin kosovarët që u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak, imami Hendi vlerëson se me gjithë rrezikun, shoqëria dhe institucionet duhet të angazhohen për riintegrimin e tyre.

SHKARKO APP