“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni të pushuar”. Drejtori shkarkon 900 punonjës në Zoom

Vishal Garg, CEO i “Better.com”, një kompani amerikane huadhënësve, shkarkoi nga detyra 900 punëtorë përmes një telefonate në grup. Më vonë, kompania njoftoi se kishte shkurtuar rreth 9% të stafit pak ditë para pushimeve të fundvitit.

“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni pjesë e një grupi të pafat që po largohet nga puna”, tha Garg në videotelefonatën e tij, të parë nga CNN Business. Më pas, ai u tha punonjësve se do të merrnin edhe një e-mail sqarues nga Burimet Njerëzore, për përfitimet dhe shpërblimet.

“Është e vështirë të shkarkosh njerëz nga puna, sidomos në këtë periudhë të vitit”, tha drejtori i Financave të kompanisë, Kevin Ryan, për CNN Business. “Por pasqyrat financiare na detyruan që të merrnim këtë vendim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garg tha se arsyet e shkarkimit masiv nga puna ishin performancë dhe produktiviteti, por revista “Fortune” raportoi se ai kishte akuzuar punonjësit se kishin “vjedhur” klientët e njëri-tjetrit dhe se ishin dembelë që punonin vetëm dy orë në ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?