Nëse Rusia ka hakuar apo jo zgjedhjet amerikane do të zbulohet brenda 90 ditëve

Donald Trump ka premtuar se do të publikojë brenda 90 ditëve një raport për akuzat se rusia ka ndërhyrë në fushatën elektrolae të zgjedhjeve amerikane.

Në disa reagime në tëiter, Trump i konsideroi false dhe të sajuara pretendimet e disa organizatave të korruptuara politike.

Fakte totalisht të sajuara nga organziata politike, nga të dyja palët republikanë dhe demokratë, lajme false. Rusia thotë se asgjë nga këto akuza nuk ekzistojnë. “Mbase”, shprehet në Twitter president i zgjedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje kibernetike në zgjedhjet e fundit dhe madje pretendojnë se Moska posedon informacione kompromentue për Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të enjten, presidenti i zgjedhur tha se kishte marrë një telefonatë nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar James Clapper, i cili kishte mohuar që këto informacione të kishin rjedhur nga shërbimet sekrete.

Megjithatë raportet e fundit kanë krijuar një hendek të thellëmes presidentit të ri dhe komunitetit amerikan të inteligjencës.

Në konferencën e tij të parë për shtyp pas fitores, zoti Trump tha se do të jetë një “njollë e madhe” në reputacionin e agjencive amerikane të zbulimit, nëse zbulohet se këto informacione janë rrjedhje të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?