Nesër kryeministri i Spanjës përballet me votëbesim në Parlament

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy pritet që të detyrohet të largohet nga posti, pasi një parti kyesore thotë se do të mbështesë një mocion mosbesimi ndaj tij.

Vota është planifikuar që të mbëhet nesër dhe u paraqit nga partia opozitare socialiste.

Kreu socialist Pedro Sanchez ka nevojë për një shumicë prej 176 votash për t’u bërë udhëheqës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky mocion do të mbështetet edhe nga Partia Kombëtare Baske. Sanchez i ka bërë thirrje kryeministrit Rajoy të japë dorëheqjen para votimit, por deri tani ai nuk ka pranuar të bëjë një gjë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partitë opozitare po përfitojnë nga momenti i dobët në të cilin kryeministri ndodhet pas krizës së nxitur nga votimi për pavarësinë e Katalunjës dhe pas dënimit të 29 personave të lidhur me Partinë Popullore për krime që përfshijnë shpërdorimin e pushtetit dhe falsifikimin e llogarive bankare, që kulmon një proces të gjatë gjyqësor mbi çështjet e korrupsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?