Nesër negociatat Moskë-Kiev, Ukraina: Mbi 2000 civilë të vrarë
Ukraina ka hyrë në ditën e shtatë të luftës. Mbi 2000 të vdekur civilë raportohen nga autoritetet e Kievit, ndërkohë që sipas OKB janë mbi 836 mijë të shpërngulurit, që tashmë janë refugjatë në vendet kufitare.
Presidenti ukrainas Zelensky, thotë se trupat e Kievit kanë vrarë 6000 rusë deri më tani. Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacionit të Rusisë dhe atij të Ukrainës, mësohet se do të diskutohet për një armëpushim.
Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Bisedimet pritet që të zhvillohen në një tjetër qytet bjellorus, me Ukrainën që kërkon të mos ketë ultimatume nga pala ruse.