
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka lëshuar një deklaratë mbrëmjen e së martës, e cila është komentuar si ironi nga mediat në Rusi. Ai ka reaguar me ironi ndaj raportimeve të mediave perëndimore, se Rusia do të sulmojë Ukrainën mëngjesin e datës 16 shkurt. Peskov i sugjeron ukrainasve që të vendosin alarmin e të ngrohen të shohin se çfarë do të ndodhë.