Nesër takimi mes palëve, Britania: Negociatat nuk do përfundojnë me shitjen e Ukrainës
Një ditë para takimit të delegacionit rus dhe atij ukrainas që pritet të zhvillohet të martën për të arritur një marrëveshjeje paqe mes vendeve, sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, ka dhënë një mesazh të fortë.
“Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me shitjen e Ukrainës”, tha Truss.
Po ashtu ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin, nuk është treguar serioz lidhur me bisedimet dhe ende po bombardon të pafajshmit në Ukrainë, duke shtuar se sanksionet e vendosura nga G7 nuk duhet të hiqen.