Netanyahu: Irani duhet të njohë ekzistencën e Izraelit në marrëveshjen për programin bërthamor
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kërkoi sot që çdo marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor të Iranit të përmbajë angazhimin nga ana e Republikës islamike të të drejtës për ekzistencën e Izraelit.
“Izraeli kërkon që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin të përfshijë një angazhim iranian të qartë dhe pa mëdyshje të të drejtës për ekzistencën e Izraelit”, theksoi kryeministri, cituar në një komunikatë të shërbimeve të tij.
Ai konfirmoi gjithashtu nevojën për të rritur presionin ndaj Iranit për të arritur një kopromis më të mirë se marrëveshja e arritur dje mes Teheranit dhe fuqive të mëdha.
KOHA JONË SONDAZH

