FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Netanyahu: Irani është ‘kërcënimi më i madh në botë’

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhu, ka thënë, se Irani përfaqëson “kërcënimin më të madh në botë”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të luftuar “regjimin” e Teheranit që “kërcënon paqen”.

Ai i ka bërë këto deklarata në paraqitjen e tij të parë në Konferencën për Siguri në Mynih.

Ai po ashtu, ka kritikuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Teherani duhet të ndalojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk e ka bërë Iranin më të matur qoftë në nivelin vendor apo atë ndërkombëtar, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Netanyahu ka thënë se ka “ngjashmëri” në mes të Iranit dhe Gjermanisë Naziste, duke thënë se udhëheqja iraniane dëshiron ta shkatërrojë Izraelin. Netanyahu ka paralajmëruar, se Irani nuk duhet “të testojë vendosshmërinë e Izraelit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?