New York, 594 viktima nga COVID-19 në 24 orë, 4,159 në total
New Yorku mbetet shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 në ShBA.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 594 viktima duke e çuar numrin total në 4,159.
Krahasuar me një ditë më parë, shifrat kanë pësuar një ulje të lehtë, ku dje u regjistruan 630 të vdekur.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo gjatë një konference për shtyp ditën e sotme u shpreh se ka pasur një bilanc më pozitiv se ditët e kaluara, por është akoma herët për të dalë në konkluzione përfundimtare.
Ndërkohë në të gjithë ShBA-në ka 321,762 të infektuar ndërkohë që numri i viktimave është 9,132.