New York City mbyll shkollat, lokalet dhe restorantet
New York City ka mbyllur shkollat, restorante, bare dhe vende të tjera publike, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.
Kryetari i bashkisë Bill de Blasio tha se ai vendosi të veprojë sepse qyteti po përballet me një kërcënim të paparë.
“Ne duhet t’i përgjigjemi me një mentalitet të kohës së luftës”, tha kryebashkiaku.
New York City, popullsia e të cilit është më shumë se tetë milionë banorë, ka regjistruar pesë vdekje. Secila prej viktimave – nga 53 deri në 82 vjeç.
ShBA është duke zgjeruar ndalimin e udhëtimit me Evropnë, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.
Deri tani SHBA ka konfirmuar 69 vdekje të lidhura me pandeminë dhe 3,774 janë të infektuar.