New York, takim i ri Kotzias-Dimitrov për emrin
Ministri maqedonas i Punëve të Brendshme, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër, do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në prani të të dërguarit special të OKB-së, Mathew Nimetz, për të diskutuar sërish për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Në prag të këtij raundi të ri bisedimesh, qeveria e Maqedonisë konfirmon se mbetet në qëndrimin lidhur me propozimin e fundit për emrin – Republika e Ilindenit e Maqedonisë.
“Qëndrimi i qeverisë… mbetet i njëjtë. Konsiderojmë se propozimi i dhënë nga ana jonë pas takimit të liderëve i reflekton në përgjithësi të gjitha aspektet që nevojiten për t’u mbrojtur identiteti, edhe i popullit maqedonas, megjithatë i reflekton edhe të gjitha pjesët e tjera që e shënojnë Maqedoninë si shtet multietnik. Konsiderojmë se ky është propozim i mirë për zgjidhje përfundimtare”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Boshnjakovski.
Pala greke, ndërkaq e ka hedhur poshtë propozimin dhe bëri me dije se negocion vetëm në bazë të katër emrave nga propozimet e Nimetzit.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i cili këto ditë ndodhet për vizitë në SHBA, deklaroi se administrata amerikane nuk bën presion, por interesohet vetëm për zgjidhjen e çështjes.
Obsioni ”Republika e Ilindenit e Maqedonisë” ishte veçuar si më i pranueshëm në negociatat mes kryeminstrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, që u zhvilluan javën e kaluar në kuadër të samitit BE-BP në Sofje.
KOHA JONË SONDAZH

