New York Times: Presidenti Trump do tërhiqet nga marrëveshja nukleare me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  pritet të tërhiqet nga marrëveshja nukelare me Iranin, raporton New York Times. Vendimin do ta zyrtarizojë në një konferencë për mediat në orën 20:00.

“Presidenti Trump i tha Presidentit Emmanuel Macron të Francës të martën në mëngjes se ai planifikon të njoftojë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit, sipas një personi që ka qenë i pranishëm në bisedë” shkruan gazeta.

Vendimi i Trump  hedh poshtë marrëveshjen e paraardhësit të tij, Barack Obama, duke izoluar Shtetet e Bashkuara në mesin e aleatëve të tij dhe duke e vendosur përballë kundërshtive  edhe më të mëdha me kundërshtarët e saj në trajtimin me iranianët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetet e Bashkuara po përgatiten të rivendosin të gjitha sanksionet që i kishin hequr si pjesë e marrëveshjes bërthamore – dhe të vendosnin gjithashtu dënime shtesë ekonomike”, tha i njëjti burim për NYT.

Swiss Digital Mobile Reklama

Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi bërthamor ka synime paqësore dhe ra dakord për kufizimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të sanksioneve që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.

Presidenti Trump e ka kritikuar marrëveshjen dha ka thënë se ajo është një marrëveshje e negociuar keq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?