Nga bikini tek perçja, terroristja sot femra më e kërkuar në Francë
Ajo ështësot gruaja më e kërkuar në Francë.
Bëhet fjalë për Hayat Boumeddiene, të fejuarën e terroristit që u vra dje në një supermarket në Paris, Ahmed Coulibaly.
Nga një vajzë që dilte në publik me bikini, 26-vjeçarja u kthye në një femër e radikalizuar dhe që mbante perçe.
Për këtë ndikoi njeriu me të cilin do të martohej, por që dje u vra gjatë operacionit për shpëtimin e pengjeve që mbaheshin nga ai dhe 26-vjeçarja.
Kjo e fundit mendohet se ka përfituar nga konfuzioni që u krijua nga ndërhyrja në supermarket dhe ka mundur të shpëtojë.
Tashmë policia franceze është në kërkim të saj, ndërkohë që njoftohet se ajo është e rrezikshme dhe e armatosur.
KOHA JONË SONDAZH

