Nga festa në tragjedi! Misteri i një familje pas darkës së Krishtlindjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 15-vjeçare dhe nëna e saj kanë ndërruar jetë brenda pak orësh nga njëra-tjetra, pas dyshimeve për një helmim të mundshëm ushqimor gjatë darkës së Krishtlindjeve.

Viktima e parë ishte Sara Di Vita, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa nëna e saj, Antonella Di Ielsi, humbi jetën mëngjesin e së dielës. Babai i vajzës, 55-vjeçari Gianni Di Vita, ndodhet ende i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Prokuroria e Campobasso-s ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Familja jetonte në Pietracatella, në provincën e Campobasso-s, ndërsa Sara ndiqte shkollën e mesme klasike në kryeqytetin e rajonit Molise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave, prej disa ditësh vajza dhe anëtarë të tjerë të familjes ishin ndjerë keq dhe ishin paraqitur dy herë në urgjencën e spitalit. Fillimisht u dyshua për një helmim të lehtë nga ushqimi dhe situata nuk u konsiderua alarmante, ndaj familja u dërgua në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasditen e së shtunës, gjendja shëndetësore e Sarës u përkeqësua ndjeshëm. Ajo u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, ku ndërroi jetë rreth orës 22:30. Nëna u shtrua gjithashtu, por vdiq disa orë më vonë. Babai shfaqi simptoma të ngjashme, ndërsa e vetmja që nuk u sëmur ishte motra 20-vjeçare.

Mediat vendase raportojnë se familja kishte konsumuar peshk, ushqime deti dhe midhje gjatë darkës së Krishtlindjeve. Në këtë darkë morën pjesë edhe persona të tjerë, por ata nuk shfaqën simptoma.

Vetëm autopsia do të përcaktojë nëse vdekjet janë shkaktuar nga helmimi ushqimor apo nga ndonjë intolerancë e rëndë. Kryebashkiaku i Pietracatella-s, Antonio Tommasone, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që ka tronditur gjithë qytetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?