Nga kriminelët me kollare tek reperët, Trump do të falë 100 persona
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, thuhet se po planifikon të bëjë rreth 100 falje dhe ulje dënimesh të martën, në ditën e tij të fundit në detyrë.
Trump po përgatitet për gjyqin e tij të dytë të impiçmentit në Senat, hera e parë në histori që kërkohet dy herë impiçment për një president, për rolin e tij në trazirat ku mbështetësit e presidentit e Trumpit sulmuan Kapitolin më 6 janar. Edhe pse ndihmësit thanë për CNN se falja e tij tani për tani nuk është përfshirë, mbetet e paqartë se çfarë do të bëjë Trump me ditën e tij të fundit të pushtetit presidencial. Faljet pritet të përfshijnë “raste të kombinuara që synojnë reformën në drejtësinë penale dhe ato më të diskutueshme që janë siguruar ose pritet t’u jepen aleatëve politikë”.
Trump në fund të dhjetorit njoftoi një valë faljesh për kriminelët amerikanë të luftës që u dënuan për vrasjen e civilëve në Irak dhe Afganistan. Autoriteti ekzekutiv i Trumpit vazhdon të shtojë figura të diskutueshme ushtarake pasi ai fali katër punonjës të një kompanie private ushtarake amerikane që vranë civilë në Irak dhe u shpall fajtor nga një gjykatë amerikane në vitin 2014.