Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:01 Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta Barcelona shënoi tre gola në 10 minuta dhe përmbysi disavantazhin 0-2 për të fituar 3-2 ndaj Villarrealit, duke rikthyer epërsinë prej tre pikësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Bota E diel, 15 Mars 2026 10:28
Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion shtetore gjermane DW-

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes së Vjenës mbi programin bërthamor iranian. Megjithatë në konfliktin aktual me Iranin BE-ja nuk luan më ndonjë rol të rëndësishëm.

Debati në Parlamentin Evropian këtë javë e bëri të qartë një gjë: Evropa nuk arrin dot ta përkthejë në influencë shqetësimin e saj në lidhje me Iranin. Anëtarët e Parlamentit Evropian debatuan rreth mënyrës se si BE duhet t’i përgjigjet sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke zbuluar edhe përçarjet e thella brenda bllokut dhe institucioneve të tij për këtë çështje. Debati i Strasburgut nxori në pah një Evropë të prekur thellësisht nga kriza, por mezi në gjendje të ndikojë tek ajo siç do të donte. “BE-ja thjesht nuk luan absolutisht asnjë rol të rëndësishëm për momentin”, thotë Julien Barnes-Dacey, drejtor i programit MENA në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR). “Evropianët janë të parëndësishëm.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më parë ndërmjetësuese

BE-ja më parë e konsideronte veten një lojtar kyçe në Iran. Që nga viti 2006, Përfaqësuesi/ja i/e Lartë i/e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë koordinoi bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Ky proces çoi në nënshkrimin në vitin 2015 të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), Marrëveshjes së Vjenës mbi programin bërthamor iranian, e cila përcaktonte një kufizim të programit bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, BE-ja mbeti koordinatore dhe avokatja e saj më e rëndësishme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani spektatore

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Nën presidencën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018, duke i dhënë një goditje të rëndë kuadrit diplomatik që BE-ja kishte punuar kaq shumë për ta krijuar. Megjithatë, humbja e ndikimit të BE-së nuk mund t’i atribuohet vetëm Trumpit, argumenton Barnes-Dacey.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 1 ore
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 1 ore
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 2 orësh

BE-ja e ka lënë pas dore Lindjen e Mesme për vite me radhë, argumenton eksperti. Në të njëjtën kohë, evropianët janë bërë gjithnjë e më pak të rëndësishëm si lojtarë kyç për Uashingtonin dhe Teheranin.

“As SHBA-të dhe as iranianët nuk e shohin Evropën si një ndërmjetës diplomatik serioz dhe të besueshëm”, thotë ai për DW.

Maneli Mirkhan, një analiste e lindur në Teheran që jeton në Paris, gjithashtu shprehet, se Evropa e ka humbur influencën e saj. Evropa ka qenë shumë naive për një kohë shumë të gjatë, thotë ajo për DW. BE e përqendruar në diplomaci dhe sanksione nuk ka arritur ta parandalojë Iranin nga zhvillimi i aftësive të tij ushtarake, bërthamore dhe teknologjike.

Problemi i njohur: Europa e ndarë

Mirkhan dhe Barnes-Dacey bien dakord në një pikë: Ndarjet e brendshme të Evropës, problemi ky i hershëm, vetëm sa po i përkeqëson situatën. Një politikë e jashtme e përbashkët ende varet shumë nga arritja e një konsensusi nga shtetet anëtare; por kjo është e vështirë të arrihet në një krizë sigurie që po zhvillohet me shpejtësi.

Spanja ka mbajtur një qëndrim veçanërisht të ashpër, duke i denoncuar sulmet ajrore si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz fillimisht dukej se mbështeste objektivin e SHBA dhe Izraelit për ndryshimin e regjimit, por më pas duket se u tërhoq. Gjermania dhe Franca, si dhe Mbretëria e Bashkuar, e cila nuk ka qenë anëtare e BE-së që nga viti 2020, tani po bëjnë thirrje për kujdes, dhe i lidhin thirrjet e tyre për përmbajtje me kritikat ndaj Iranit.

Mesazhet nga Brukseli janë gjithashtu të përziera. Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e BE-së, po përpiqet për uljen e shkallëzimit, ndërsa Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen foli për një “tranzicion të besueshëm” dhe “shpresë të re” për popullin iranian.

Shqetësim për marrëdhënien transatlantike

Efektet e kësaj përçarjeje përkeqësohen më tej nga dobësia strategjike e Unionit, sipas Barnes-Dacey. Ai thotë se Evropa e ka përqendruar energjinë e saj gjeopolitike në Ukrainë. BE e shqetësuar për rrezikimin e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit midis SHBA-së dhe BE-së në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ngurron të kundërshtojë hapur Trumpin për çështjen e Iranit. “Strategjikisht, evropianët vazhdojnë të përqendrohen kryesisht në mbrojtjen e marrëdhënieve transatlantike sepse duan të sigurohen që amerikanët të mbeten në anën e tyre”, përfundon Barnes-Dacey.

Një kompromis paradoksal. Lidhur me Ukrainën, BE-ja mbetet një lojtare e domosdoshme, duke koordinuar sanksionet, ndihmën dhe mbështetjen ushtarake. Në lidhje me Iranin, BE-ja është lojtare dytësore. Barnes-Dacey ia atribuon këtë realiteteve dhe prioriteteve gjeografike: ndërsa Ukraina përfaqëson një problem ekzistencial sigurie në fqinjësinë e menjëhershme të Evropës, Lindja e Mesme, pavarësisht rrezikut të dukshëm të përshkallëzimit të konfliktit, ka rënë poshtë në listën e prioriteteve. Kjo zbulon gjithashtu një të vërtetë të pakëndshme: Evropa ende përpiqet të shfrytëzojë peshën e saj ekonomike në mënyrë strategjike.

E margjinalizuar

Fakti që BE-ja e gjen veten në rolin e spektatores nuk do të thotë se mbetet e paprekur nga konflikti. Evropa mund të paguajë një çmim të lartë nëse Irani dobësohet por politikisht mbetet i paprekur, paralajmëron Mirkhan. Një konflikt i zgjatur mund të rrisë më tej çmimet e energjisë, të destabilizojë rajonin dhe të rrisë presionin e migracionit mbi Evropën. “Nëse nuk arrijmë të krijojmë kushte për një tranzicion relativisht të qëndrueshëm, rreziqet për evropianët janë shumë, shumë të larta”, thekson Mirkhan.

Roli i ardhshëm

Tek kjo pikë dy ekspertët, Mirkhan dhe Barnes-Dacey kanë qëndrime të ndryshme: Barnes-Dacey ka dyshime serioze se Evropa mund të rifitojë ndonjë ndikim të konsiderueshëm pa ndryshim themelor në vullnetin politik. Mirkhan është më optimiste. Ndërsa Evropa nuk ka më ndonjë ndikim të vërtetë në fazën ushtarake të krizës, ajo mund të luajë ende një rol të rëndësishëm nëse regjimi islamik bie: duke mbështetur grupet e opozitës, duke ndërmjetësuar dialogun midis tyre dhe duke formësuar kornizën demokratike për një tranzicion të mundshëm. Evropa, sipas Mirkhan, duhet të kalojë “nga veprimet deklarative dhe simbolike” në shndërrimin në një “forcë lëvizëse”./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 13 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 2 orësh

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.