Nga puna në fastfood, në kasapin e Putinit. Shkëlqimi dhe rrënimi i Yevgeni Prigozhin dhe Wagner

Placeholder Image

Një javë më parë, Yevgeni Prigozhin nisi një kryengritje të armatosur, që përfundoi po me urdhër të 62-vjeçarit dhe arratisjes së tij në Bjellorusi. Gjithçka mbaroi brenda ditës, kur Kremlini njoftoi se mercenarët e Ëagner ishin dakordësuar që të largoheshin pas një marrëveshje që ish siguruar me ndërmjetësimin e liderit bjellorus, Alexander Lukashenko. Presidenti Vladimir Putin ndjeu për herë të parë në dekada kërcënim brenda shtëpisë së tij. Ai e quajti këtë veprim si tradhti dhe u zotua se do ta shtypte shumë shpejt. Por çfarë ndodhi në atë që vetë Prigozhin e quajti “marshimi i drejtësisë”. Si përparuan drejt Moskës 25 mijë ushtarët e tij dhe çfarë ndikoi te vendimi për të mos e çuar deri në fund?

Kush është Prigozhin?

I lindur në vitin 1961 në Leningrad, sot Shën Pjetërburg, Prigozhin në vitin 1981 dënohet me 9 vite burg për grabitje dhe mashtrim. Në vitin 1990, pasi del nga burgu, nis punë si shitës ambulant hotdogësh. Shumë shpejt ai arriti të hapë një zinxhir restorantesh, kompani shërbimi kateringu e cila quhej Konkord si dhe kazino. Në vitet 90 Putin punonte në Bashkinë e Shën Pjetërburgut dhe aty ata u njohën për shkak të restoranteve luksoze të Prigozhin ku ai priti edhe njerëz shumë të rëndësishëm.

Duke përfituar nga njohja e elitave dhe sidomos kur Putin u bë President i Rusisë, Prigozhin me kompaninë e tij Konkord arrijnë të përfitojë kontrata për shërbimet qeveritare ku një nga më të famshmet ka qenë ajo e vizitës së Presidentit amerikan George W. Bush. Kontratat e fituara nga Prigozhin nuk mbaronin këtu pasi ai arriti të merrte një kontratë marramendëse për kateringun në shkollat në Rusi. Kontratat e fituara nga Prigozhin i dhanë atij pseudonimin e Kuzhinierit të Putin.

Themelimi i Wagner Group

Për herë të parë emri i Wagner Group u dëgjua në vitin 2014 kur nisi edhe aneksimi i Krimesë nga Rusia. Inteligjenca perëndimore që në atë kohë kishte informacion se themeluesi i saj ishte Evgeny Prigozhin, por një gjë e tillë nga ky u fundit nuk u pranua deri shtator të viti 2022 kur vetë Prigozhin shfaqej në disa video ku bënte rekrutimin e të burgosurve rus. Emri Wagner: Komandanti i kësaj kompanie ose CEO është Dmitri Utkin, një ish-nënkolonel i forcave speciale ruse, veteran i luftës në Çeçeni. Besohet se emri në kod i Utkin ishte Wagner gjatë kohës së shërbimit të tij dhe për këtë ai i vendosi emrin kompanisë Wagner Group.

Të ardhurat e Wagner

Presidenti Putin tha se Wagner Group i ishte dhënë një kontratë prej 1 miliardë dollarësh nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viti 2022-2023. Sipas Departamentit të Thesarit në SHBA, Prigozhin ka bërë të ardhura me Wagner edhe nga prania e tyre ne disa shtete te tjera. Kompanitë e tij zotërojnë miniera ari dhe diamantesh në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Sudan. Sipas autoriteteve në SHBA një nga kompanitë energjetike të Prigozhin merr rreth 25% të gjithë fushave të gazit dhe naftës që Wagner i mori ISIS gjatë konfliktit në Siri.

SHKARKO APP