Nga teoritë konspirative tek luftimi i Covid-19

Teori konspirative, analiza, akuza, tregime nuk kanë arritur që të gjejnë të vërtetën e Covid-19. Përgjatë muajve, komuniteti shkencor ka qenë skeptik nga skenari i laboratorit, duke pohuar se laboratori i specializuar në studimin e viruseve ekziston në Wuhan por nuk ka asnjë provë që Covid-19 të jetë gjeneruar aty, madje është identifikuar në disa lakuriqë natë gjeneza e virusit të shndërruar në pandemi.

Administrata e Shteteve të Bashkuara nuk duket e bindur me këtë skenar. Sipas CNN, autoritetet po shikojnë seriozisht mundësinë një skenari laboratorik për virusin vdekjeprurës. Paçka se nuk mendohet që virusi të jetë pjesë e një projekti lufte ku Covid-19 përfaqëson një armë biologjike, siç teorizon një pjesë e komplotistëve, skenari i gabimit njerëzor në laboratorin e Wuhan po merret në konsideratë, madje po fillohet të hetohet seriozisht.

Dyshime për sigurinë e Institutit të Virologjisë në Wuhan nga ana e Departamentit të Shtetit kanë filluar që në 2018, sipas disa dokumenteve të siguruara nga Washington Post. Institucionet amerikane që po hetojnë, sipas burimeve, janë të qartë që nuk do të kenë bashkëpunimin e qeverisë kineze, dhe që shumë elementë mund të mbeten përgjithmonë të panjohur.

SHKARKO APP