Ngacmonte seksualisht fëmijët, arrestohet prifti

Një prift nga Piacenza e Italisë, Don Stefano Segalini, u arrestua sot me akuzën e abuzimit seksual. Don Stefano ishte përgjegjës në kishen e San Giuseppe Operaio, një nga kishat më të frekuentuara në qytet. Peshkopi Gianni Ambrosio e kishte pushuar atë si masë paraprake nga posti, pasi pati disa ankesa nga ku filloi edhe kontrolli i policisë së Piacenzes.
Përveç abuzimit seksual, prifti gjithashtu hetohet për paaftësi. Dyshohet se prifti mund të ketë administruar drogë ose kimikate të tjera.
Don Stefano është nën arrest shtëpiak në pritje te seances gjyqësore.

Burimi: TGCOM24

/M.Noka-Koha Jone/

SHKARKO APP