“Ngecin” bisedimet për buxhetin e BE-së. Vendet anëtare nuk pranojnë të paguajnë më shumë

Kontribuesit kryesorë në buxhetin e Bashkimit Evropian bllokuan përparimin në një samit urgjent të Premten, duke insistuar se ata nuk do të grumbullonin më shumë fonde për paketën e rradhës të shpenzimeve afatgjata të bllokut, me vlerë rreth një trilion euro (1.1 trilionë dollarë).

Çfarë është në diskutim është nëse liderët janë të gatshëm të vendosin paratë e tyre për gjërat që ata flasin, kur bëhet fjalë për ambiciet e politikës evropiane. Në të njëjtën kohë, në mes të stanjacionit ekonomik, ata nuk mund të lejojnë të japin përshtypjen për audiencën e tyre në shtëpi se ata po shpenzojnë pa kriter paratë e taksapaguesve.

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, i cili u takua me liderët e BE-së gjatë gjithë natës duke u përpjekur të ndërmjetësonte një kompromis, pasi ka paraqitur një projekt-buxhet prej 1.074% të të ardhurave bruto kombëtare.

Pas një nate bisedimesh bilaterale me Michelin dhe në grupe të vogla, udhëheqësit ishin planifikuar të takoheshin përsëri së bashku të Premten në mëngjes, por disa orë më vonë kjo ende nuk kishte ndodhur.

Me Britaninë e larguar nga Blloku, udhëheqësit duan të dëshmojnë se Evropa ende mund të përparojë drejt horizonteve më të ndritshme, por Brexit i ka lënë ata me një vrimë të konsiderueshme buxheti – rreth 75 miliardë euro (81 miliardë dollarë) gjatë shtatë viteve.

Në skemën e madhe të gjërave, kjo nuk është një shumë e madhe parash për bllokun më të madh të tregtisë në botë. Edhe nëse një trilion euro tingëllon si shumë, ajo në të vërtetë arrin në rreth 1% të të ardhurave bruto kombëtare të 27 kombeve të kombinuara.

Pra, asnjë vend nuk paguan as 1% të të ardhurave të veta kombëtare bruto, dhe debati është rreth 0.3 pikë përqindje.

Por nuk ka të bëjë vetëm me bindjen e vendeve anëtare të gatshme për të grumbulluar fonde. Parlamenti gjithashtu duhet të ratifikojë çdo marrëveshje përfundimtare të buxhetit dhe për momentin ligjvënësit e BE-së janë larg nga të lumturit.

“Për momentin, ne mbetemi 230 miliardë euro (248 miliardë dollarë),” tha Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli këtë javë.(Associated Press)

SHKARKO APP