Ngjarje e rëndë, nëntë nxënës humbin jetën pas shpërthimit të minave në Afganistan

Nëntë nxënës humbën jetën në provincën Tahkar të Afganistanit më 1 nëntor, pas shpërthimit në një zonë të minuar gjatë rrugës për në shkollë. “Në orën 8:30 të mëngjesit, tragjikisht kanë humbur jetën nëntë djemë në një zonë me mina të talibanëve”, tja zëvendëskryetari i provincës Jaëad Hejri, raporton AFP.

Talibanët vazhdojnë të jenë prezentë në këtë zonë, por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin. Në tetor, sipas një raporti të UNAMA-s, u bë e ditur se numri i viktimave nga korriku deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje të madhe krahasuar me vitet e kaluara, shkruan Rel.

Sipas raportit, 2 563 persona hanë humbur jetën dhe 4 676 janë plagosur nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?