Ngjarje tragjike në Korfuz, fëmija 4 muajsh gjendet i vdekur

Një fëmijë 4 muajsh, u gjet i vdekur nga prindërit e tij, të cilët ishin me pushime në ishull dhe vinin nga Anglia.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në një hotel në Agios Georgios Argyradon. Sipas informacionit të parë, nëna e ushqeu fëmijën me shishe me biberon natën dhe ia la atë në gojë, ku si rezultat fëmija u mbyt nga qumështi.

Shkaqet mbeten të panjohura dhe ende nuk dihet nëse foshnja kishte ndonjë problem shëndetësor. Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit ndërsa pritet një ekzaminim mjekoligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?