Ngjarje tronditëse, burri vret me kamxhik pitonin gjigant pasi i sulmoi të birin
Dashuria e prindërve për fëmijët e tyre kalon përtej gjithçkaje. Një baba amerikan ka vendosur në rrezik jetën e tij kur pa se i biri po sulmohej nga një piton 4.5 metra të gjatë, duke e vrarë atë me kamxhik.
Evan Thompson shpëtoi djalin e tij Clifford, pasi vogëlushi ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe në ato momente aty shfaqet një piton gjigant. Ngjarja ndodhi në Airlie Beach, në veri të Queensland fundjavën që lamë pas.
Evan dëgjoi të bërtiturat e të birit për ndihmë dhe me pamjen që u ndesh mbeti i shokuar. Pitoni e kishte kafshuar vogëlushin dhe përpiqej ta tërhiqte atë. Në këto momente burri u vendos në lëvizje, ai përdori grushtet e tij për ta goditur në kokë gjarprin duke bërë të mundur që ai ta lëshonte për disa çaste të birin.
Por pitoni helmues i kafshon me nofullat e tij të forta këmbën e djathtë fëmijës. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, Evan e godet gjarprin me kamxhik duke e vrarë më në fund atë. Nga ky sulm i pitonit vogëlushi Clifford nuk pati lëndime serioze, ai ka shenja të lehta të kafshimit kryesisht në pjesët e këmbëve, momentalisht vogëlushi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.