Mbarojnë rezervat e bukës në Gaza, ndërsa Izraeli merr nën kontroll…

Edhe pse ka patur një pauzë të vogël në sulmet ajrore në  zonën e quajtur Khan Younis. Gjatë orëve të para të ditës, sulmet ajrore kanë rifilluar në disa zona.

Sipas burimeve të CNN Jugu deri më tani konsiderohet më i sigurt – por Izraeli vazhdon të synojë zonën ku tashmë janë shpërngulur rreth dy të tretat e popullsisë, pasi u paralajmëruan më herët të largoheshin nga veriu.

Fokusi kryesor i sulmeve ajrore izraelite mësohet se tani është qyteti i Gazës. Shumë pak njerëz janë ende në gjendje të komunikojnë atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga të mbijetuarit treguan se sa të mëdha ishin shpërthimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë ata u shprehën se  pluhuri dhe tymi ishin një problem i vërtetë për civilët që ende jetojnë atje.

Fatkeqësisht në jug të Gazës, uji dhe ushqimi janë një problem real.

E vetmja zgjidhje për momentin mbetet  një cisternë e OKB-së me ujë të pastër jashtë spitalit Nasser, ku me qindra njerëz qëndrojnë në radhë për të mbushur një shishe të vogël me ujë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?