Nigeri, shembet shkolla, dyshohet për 10 fëmijë të bllokuar

Një shkollë është shembur papritur në Lagos, në Nigeri, ku dyshohet për shumë viktima, sidomos studentë në moshë të vogël.

Mendohet se të paktën 10 fëmijë kanë mbetur të bllokuar poshtë rrënojave të ndërtesës e cila u rrëzua në ditë me diell, përpara dëshmitareve tmerrësisht të terrorizuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i urgjencës dhe ambulancave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendojmë që të vegjëlit e bllokuar janë akoma gjallë.”-ka deklaruar një nga pjesëtarët e skuadrës së shpëtimit. Ndërtesa e shembur mbante një shkollë në katin e fundit. Fillimisht mediat lokale kanë folur për mundësinë që të paktën 100 fëmijë kanë përfunduar poshtë rrënojave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?