Nipi i Adem Jasharit, emërohet komandant i ushtrisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, emëroi Bashkim Jasharin në postin e Komandantit të Ushtrisë. Kjo erdhi pas dorëheqjes së gjeneralit Rrahman Rama.

“Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjeneral majori, Bashkim Jashari, është një figurë e njohur në Kosovë pasi është nipi i heroit Adem Jashari. Gjatë luftës për liri, ai ka luftuar përkrah komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarët e tjerë të familjes heroike Jashari.

Emërimi i tij u përshëndet nga e gjithë familja Jashari dhe politikanë të tjerë të Kosovës duke theksuar se Bashkim Jashari do të vazhdojë rrugën e të parëve të tij.

SHKARKO APP