Nis Forumi i Davosit, e hap presidenti kinez me globalizimin

Presidenti kinez do të shpalosë sot në Davos vizionin e tij për globalizimin në një elitë ekonomike të tronditur nga pakënaqësia në rritje e perëndimorëve që çoi në fitoren e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dhe duket gjithnjë e më tepër armiqësore ndaj korporatave të hapura pro tregtisë së lirë.

Xi Jinping do të jetë i pari president kinez që po ngjitet në tribunën e Davosit (rreth orës 10:00 GMT) për të marrë fjalën përpara 3.000 liderëve ekonomikë, politikanë të mbledhur prej mbrëmjes së djeshme në qendrën e skive të transformuar në një zonë të fortifikuar deri në përfundim të forumit ekonomik botëror ditën e premte.

“Në dritën e sfidave të reja në arenën ndërkombëtare, presidenti Xi do të shpalosë vizionin e Kinës për globalizimin”, sqaroi Li Baodong, zëvendësministri kinez i Punëve të Jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?